13.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeZjarri në Tetovë, pronari: Mbi 12 milionë euro dëme 

Zjarri në Tetovë, pronari: Mbi 12 milionë euro dëme 

Pas zjarrit të shkaktuar dje në Tetovë pronari i kompanisë PoFix duke falënderuar qytetarët dhe autoritet që ofruan ndihmë gjatë zjarrit u shpreh se dëmet materiale kalojnë shifrën e mbi 12 milionë eurove.

”Ministrisë, komunës, njerëzve, maqedonasve, shqiptarëve nga Kavadari dhe gjithëve që na kanë ndihmuar. Dëmet janë shumë të mëdha mbi 12 milionë euro, se prapë populli na ka ndihmuar dhe gjithë njerëzit po ashtu edhe nga qeveria janë organizuar me helikopterë e gjitha gjërat tjera” – deklaroi pronari i kompanisë.Pronari i Pofix ka falemenderuar gjithë ata që kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit që përfshiu një ditë më herët këtë fabrikë .
I pyetur se a dihen shkaqet që sollën këtë zjarr ai tha se shkaku i zjarrit ka ardhë si pasojë ujit më saktë rreshjeve të shiut që përmbytën Tetovën një ditë para se të ndodhë kjo .
Dëmet materiale sipas pronarit janë shumë të mëdha .
Ai tha se asnjë punëtor nuk do ta humb vendin e punës sepse ata janë familja jonë .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments