Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë për liri dhe mëvetësi, e përkrahur pa rezervë nga demokracitë perëndimore me në krye NATO për të ndalur gjenocidin që regjimi i Millosheviçit po kryente ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Serbia asnjëherë nuk është përgjigjur për krimet e kryera në Kosovë dhe askush nuk është dënuar për mijëra shqiptarë të vrarë dhe gra të përdhunuara në mënyrë sistematike.
Andaj zhvillimet e ditëve të fundit me arrestimin e ish-zyrtarëve të lartë të UÇK-së nën akuza të rënda për krime kundër njerëzimit janë tejet të dhimbshme sepse po krijohet përshtypja se viktima po zë vendin e agresorit.
Të bindur thellë në fisnikërinë e luftës së UÇK-së dhe me besim të plotë në institucionet e drejtësisë, urojmë që ish-udhëheqësit e UÇK-së të dëshmojnë pafajësinë e tyre dhe e vërteta historike të konfirmohet sa më parë.
Ky është një moment vendimtar kur forcat politike në Prishtinë duhet të unifikohen për të tejkaluar bashkërisht këtë sfide të jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës.

