Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, qëndron pas kushteve të parashtruara për formimin e një Qeverie të zgjeruar. Sipas Selës, vendi, megjithatë, nuk është akoma në stadin e krijimit të një sistemi si ai i Gjermanisë, të cilën kryeministri Zaev e mori shembull. Sela kishte kërkuar heqjen e 20%shit si kategori kushtetuese, një mision ndërkombëtar për shtetin e së drejtës dhe zhbllokimin e ligjit për shtetësi.
Në këtë Qeveri të zgjeruar unë kalkuloj numrat. Kjo Qeveri e zgjeruar do të ketë 120 deputetë. 120 deputetë është numër i mjaftueshëm që ta bëjmë realitet atë fjalim dhe premtim të dhënë, atë qëndrim të të gjitha subjekteve politike, që nuk është mirë të kemi gjuhë me përqindje. Këto janë kushtet por natyrisht se Qeveritë e zgjeruara duhet ta kenë edhe një kusht themelor, Brenda 6 muajve ose një viti duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme’ deklaroi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.