ryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, priti sot ambasadoren e Rumunisë, ekselencën e saj, Adela Monica Axinte.
Në takim është diskutuar për situatën në rajon dhe botë, poashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Sot kisha nderin që në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, të takoj ambasadoren e Rumunisë, ekselencën e saj, Adela Monica Axinte, e cila më dhuroi një karikaturë të punuar nga artisti rumun me famë botërore Stefan Popa Popa’s.
Kryeqendra e Rumunisë, Bukureshti ka qenë çerdhe e shumë rilindasve shqiptare, Shoqërisë “Dituria” dhe aty janë zhvilluar të gjitha aktivitetet kombëtare. Në Bukuresht është botuar edhe abetarja e parë e gjuhës shqipe nga rilindasi, Naum Veqilharxhi. Në shenjë falemenderimi në emër të ASH-së, ambasadores i dhurova një pllaketë përkujtimore me ballinën e abetares së Veqilharxhit.
Me ambasadoren Adela Monica Axinte, biseduam për situatën në rajon dhe botë, zhvillimet politike në vend, proçesin e reformave dhe pritjet e vendit tonë për marrjen e datës për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.”- ka shkruar Sela.
![No photo description available.](https://scontent.fskp1-2.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/281024191_548796466604587_444305504665938389_n.jpg?_nc_cat=109&ccb=1-6&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=dkKtoWkRyb8AX9iD12R&_nc_ht=scontent.fskp1-2.fna&oh=00_AT9EoWBxR3U5JK3YM30at7iIYhFxMwvP78PO5DLcQmIEyA&oe=628A1E93)
![May be an image of 2 people, people standing and indoor](https://scontent.fskp1-2.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/281091339_548796359937931_864125402983121127_n.jpg?_nc_cat=105&ccb=1-6&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=pniSqb0h5j4AX9oAxMm&_nc_oc=AQljEcfeJxVYvjfpIJoRfhbeYSfEPDYRJ7Xx6niIqugJVhf35Trb2Yk_J0v-tz1XnsE&_nc_ht=scontent.fskp1-2.fna&oh=00_AT8dC2EJ0NqNq3AA-dA9amxIU4XpbTSH750fVRfQMFysBg&oe=628977FF)