10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela takoi Lulzim Bashën

Ziadin Sela takoi Lulzim Bashën

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral Arben Taravari dhe Nënkryetari Vullnet Ferati ka qëndruar në Tiranë ku është pritur nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Takimi Sela-Basha është realizuar në një atmosferë vëllazërore,kurse temë diskutimi kanë qenë tema të shumta, siç është kriza me pandeminë,situata politiko-ekonomike,proçesi i intergrimit në BE etj.

Kryetari Sela fillimisht e ka njoftuar nikoqirin Basha për ecurinë e zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut me çrast Basha ka uruar Selën për rezultatin e shkëlqyer të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Sela dhe Basha u pajtuan se e vetmja rrugë për të dy vendet tona është anëtarësimi në BE,ata gjithashtu shprehën gatishmërinë për të ndihmuar këtë proçes shumë të rëndësishëm me çrast u pajtuan se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e rajonit drejtë anëtarësimit të plotë në BE.

Takimi i Kryetarit Sela me Kryetarin e PD-së Basha ishte në vazhdën e takimeve dhe bashkëpunimit të rregullt mes dy subjekteve politike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments