17.8 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajme(video përditsim) Ziadin Sela: Shqetësim është jeta e deputetit Kastriot Rexhepi

(video përditsim) Ziadin Sela: Shqetësim është jeta e deputetit Kastriot Rexhepi

Ziadin Sela tha se për këtë situatë duhet të shqetësohen gjithë ata njerëz që kanë njerëzillëk, për sa kohë një qytetarë pa nam e nishan është i pakapshëm për opinionin.

Unë nuk dua të paragjykoj se çka ndodhi me Kastriot Rexhepin deri sa ne kemi vetëm një status në Facebook dhe nuk kemi parë paraqitje me zë dhe me figurë për të dalë për qëndrimin e tij, pavarësisht qëndrimit për shkak se gjithsecili ka mendimin e vet”,

“Ato që i zgërdhihen këtij fakti janë jo njerëz dhe realisht nuk duhet të mirremi me ta. Unë jam i shqetësuar deri në momentin që Rexhepi të shprehet me zë dhe figurë qëndrimin e tij. Shqetësimi duhet të jetë jeta e këtij deputeti”, tha Sela.

Ai tha se seanca nuk ka përfunduar ende dhe ka kohë deri në orën 12:00.

“Sot është interpelanca e qeverisë, deri në orën 12:00. Shpresoj se do të krijohen kushte dhe kjo që ka ndodhur sot është fakt i asaj që e thash kur hyra në Qeveri, kur thash se bie Qeveria dhe qytetarët do të jenë të lirë. Për momentin kur flasim, nuk e dimë ku është një deputet”, u shpreh Sela, raporton SHENJA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments