9.3 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela reagon : A i patë qyqarët sot?

Ziadin Sela reagon : A i patë qyqarët sot?

Ziadin Sela në rrjetin social facebook reagon pse nuk po zbardhen rastet e tragjedive ku Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së nuk ishin të pranishëm në seancën ku duhet të diskutohej për aksidentin në Bullgari dhe djegjen e spitalit modular në Tetovë.

Ja postimi i plotë:

Gjithë kohës i bëjnë thirrje prokurorisë që të hetojë krimet, ndërsa vetë e pengojnë çdo hap që shpie drejt hetimit.

Me muaj të tërë fshehin të vërtetën dhe fajtorët e tragjedive në Tetovë dhe Bullgari. Sot u zhdukën dhe nuk e panë të udhës të tregojnë as një pikë njerëzie dhe të diskutojnë për shkaqet e tragjedive. E vetmja gjë që dëgjuam për këto dy raste ishte “mos i politizoni rastet”.

Përskaj dhjetëra viktimave nga dy tragjeditë, e qindra të tjerëve si pasojë e krimit dhe korrupsionit të tyre, kukuvajkat u shqetësuan dhe vajtuan vetëm për rejtingun e tyre dhe pikët politike.

PO, ne po politizojmë krimin tuaj politik që qytetarëve ju sjell vdekje e tragjedi dhe do të luftojmë për të depolitizuar institucionet që ju i kriminalizuat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments