11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela për idenë e BDI-së për presidentin shqiptar: Gënjeshtrat e radhës...

Ziadin Sela për idenë e BDI-së për presidentin shqiptar: Gënjeshtrat e radhës e një njeriu që po lajthit dita-ditës

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, e ka quajtur të lajthitur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, në lidhje me idenë që partia e këtij të fundit ka për presidentin shqiptar.

Sela i pyetur në “Magazina Ekonomike”, se pas asaj që BDI, e ka paralajmëruar kryeministrin shqiptar, dhe e ka fituar atë në 100 ditëshin e fundit të qeverisë, tani kërkon president shqiptar, se si e sheh ai këtë kërkesë të BDI-së, është përgjigjur shumë shkurt, duke thënë se kjo është një gënjeshtër tjetër e kësaj partie.

“Ju lutem mos i merrni minutazh këtij emisioni shumë të rëndësishëm për qytetarët, për të komentuar lajthitjet dhe gënjeshtrat e radhës të një njeriu që po lajthit dita e ditës. Kaq do të them”, u shpreh ai./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments