Në emisionin “Rruga drejt …” në Alsat , kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, sot i është përgjigjur pyetjes nëse do të japë dorëheqje pas rezultatit të zgjedhjeve lokale.
“Zakonisht një politikan duhet të japë dorëheqjen në momentin që ka diçka në pushtet dhe humbet pushtetin. Po hyjmë në kaos total si shoqëri në përgjithësi. Do të isha i lumtur nëse strukturat e partisë do të kërkonin dorëheqjen time si kryetar partie. Deri më tani nuk e kanë kërkuar. “Zgjedhjet janë ende në vazhdim dhe Dibra është këtu”, tha Sela.