4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: Nuk jam larguar nga politika, qytetarëve ju kërkoj të mos...

Ziadin Sela: Nuk jam larguar nga politika, qytetarëve ju kërkoj të mos e humbasin besimin tek ASH-ja

Ish lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka folur për largimin e tij nga udhëheqja e partisë pas zgjedhjeve lokale.

Në ClickPlus në TV21 Sela tha se dorëheqja nuk do të thotë se ai është larguar nga politika dhe bëri thirrje që qytetarët të mos e humbasin besimin te ASH-ja, pasi siç tha, është i vetmi subjekt politik që i mban premtimet.

“Unë nuk jam larguar nga politika. Jam aty sa herë që jam dashur, për ndonjë këshillë, qoftë për liderin aktual të partisë apo edhe të ndonjë eksponent partiak. Unë e kam një kërkim, mos e humbisni besimin në ASH. Është i vetmi subjekt politik që paraqitet me premtime para qytetarëve dhe që mundohet t’i realizojë, dhe i realizon sapo të bëhet pjesë e Qeverisë. Bëhet fjalë për Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Prandaj, mos e humbisni besimin te ASH. Një pjesë të fajit e kam edhe unë, por edhe të tjerët prandaj qytetarët votuan ashtu siç votuan”, tha Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments