Ziadin Sela sot në një konferencë për shtyp ka folur rreth kapjes së sistemit gjyqësor, një hulumtim nga ASH-ja.
“Ky sistem është kapur në tërësi nga ekzekutivi, e veçanërisht nga BDI. Ndarja e pushteteve nuk vlenë si parim kushtetues në vendin tonë”, tha mes tjerash Sela.
Sela ka akuzuar disa funksionarë dhe ish funksionarë të BDI-së për kapje të sistemit gjyqësorë, teksa sipas Selës emronin dhe blinin gjykatës e prokurorë.
“Kapësit e gjyqësorit kanë emër dhe mbiemër, dhe ata janë Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi, Bilent Salihi dhe Agim Nuhiu, të të gjithë ministra të Ali Ahmetit”, deklaroi Sela.