Lajmi interaktiv
Të udhëheqish komunën e Tetovës, në stilin e Bilall Kasamit nga ajo që premtoi,në kampanjë parazgjedhore të vitit 2021 ,nuk është duke zgjuar kurreshtjen e ekspertëve ekonomik ,por përkundrazi edhe amatorët ekonomik e kanë të qartë se janë gjëra të para. Nëse post komunizmi Qeveritë e Maqedonisë,pas tranzicionit gjatë viteve 1990-2000 ,shitën të gjitha fabrikat shtetërore ,qoftë ndërmarje të mëdhaja furnizimi,ose xeherore dhe pasuri tjetër shtetërore ,o u a shitën ish magnatëve politik të LSDM-së që i udhëhiqnin si drejtor ose ish menaxhmentit udhëheqës komunist ,tash të veshur me petk demokrat ,dhe puntorët ose i larguan me akcione me përqindje të vogla blerës , ose hiç i dërguan në entin për punë sociale ose ua shitën ndonjë konzerciumi të huajsh që pas disa viteve ,doli që ishin firma të Qeveritarëve të Branko Cërvenkovskit & Compani…kjo dihet dhe u realizua .
NDËRSA KËTË TRUK TË LSDM-së ,TASH PO E BËN BILALL KASAMI KRYETAR KOMUNE I TETOVËS ,me pronën e Komunës së Tetovës që është krijuar nga vetëkontributet e qytetarëve dhe të punsuarëve që ishte 3 % gjatë komunizmit,u merej nga rroga dhe tatimet …
Njohësit e rrethanave ekonomike profesor dhe akademik për www.telegrami.mk shprehen këtë që e bën Bilall Kasami me shpërndarjen e pronave të Komunës së Tetovës e mundësuar për shkak të fazës së fundit të decentralizimit nga pushteti qendror në lokal ,KOMUNA E TETOVËS BËHET ME AUTOMATIZËM ;NDARËSE E PRONËS SË RM NË TETOVË …dhe zgjidhja më e lehtë për shkak mosaftësisë menaxhuese të BILALL KASAMIT me resoret komunale në Komunën e Tetovës ,të përdorë metodën e LSDM nga pastranzicioni ÇDO GJË NË SHITJE ose KONCESION…MË LEHTË NUK KA .Të mos dish të menaxhosh me NPK TETOVA ,mos dish të mos menaxhosh me Komunën ,është njësoj sikur je vazhdimësi e të kaluarës post komuniste :BILALL KASAMI çfarë nuk thoshte me kampanjën parazgjedhore për Kryetar Komune të Tetovës në vitin 2021 se ky din ,paraprakja Teuta Arifi është HAJDUTE nga foltorja e Këshillit të Komunës së Tetovës…E tash historia po na përsëritet KY …BABA ….vendet e Komunës tek Qendra Sportive në Tetovë për Akva Park mbi 3.800 m.katror e jep me koncesion .SHKURT E SHQIP TETOVA TASH NUK KA PËR MOMENTIN NEVOJË PËR AKVA PARK …MBAS 10 VITEVE MUND TË KETË NEVOJË PËR AKVA PARK kur do të jenë të rregulluara shumë aktivitetet infrastrukturale nëpër qytet dhe Malësi të Sharrit .Vendi te komuna e Tetovës ish inspektoriatet e ndërtimit komunal po ashtu me kompensim ,kjo të kall datën …
po ku është Menaxhimi i Komunës së Tetovës,ajo Aftësia individuale-intelektuale që vetë të krijojë mjete për ndërtim. MJERË SHQIPTARËT në TETOVË (këtë që po e bën Bilall Kasami kanë mund ta bëjnë nga 2002 -2021,krejt kryetarët e Komunës së Tetovës ,edhe pse nuk ishin melaqe duhet thënë …por nuk e bënë në mënyrë masovike si Bilall Kasami )
Ok edhe kjo do të përfundojë …pastaj çka do mbetet për tu shitur …nuk mbetet asgjë tjetër nëse Bilall Kasami fiton tu hijë pasurive të qytetarëve për të mirën e Komunës të prish e konfiskojë …një kolegë ekonomist i Bilall Kasamit akademik më pyet …pasi nuk tregoi aftësi ti zgjidh problemet ekoniomike të NPK TETOVA ku priten koncesioneri ti largojë shumicën e punëtorëve …dështoi me një ndërmarje…dhe qeshet ..ia them se kur do shiten ose jepen me koncesion ,Bilall Kasami me çka do meret …një fjalë e urtë popullore shqipe thotë rregullo oborrin tënd ,çuditërisht rruga e shtëpisë familjare e kryetarit Bilall Kasami nuk ngushtohet vetëm nga ana e shtëpisë së tij …dhe qeshemi …
P.S…Kur e shoh Besar Durmishin kryetar i Këshillit Komunal se del në Konferenca për shtyp …si lokalist që jam.. më therrën zemra… pele kujt pasuri komunale ia kanë luajtur …
www.telegrami.mk
Mesut Shabani Tetovë