10.6 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeEscobar: I alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut, Qeveria e Kosovës duhet...

Escobar: I alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut, Qeveria e Kosovës duhet ta dijë se kjo është e papranueshme

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti drejt ndërmjetësit evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

Escobar ka thënë se Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara dhe se i njëjti nuk do të largohet nga pozita që e ka në dialog.

Emisari  amerikan ka thënë se është i alarmuar nga sulmet, siç i ka quajtur ai “personale” në Kosovë ndaj Lajçakut.

Esocbar ka thënë se nuk po pohon se këto sulme vijnë nga nga qeveria e Kosovës, por se  qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme.

Ai shtoi se ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani që ti dënojnë këto sulme.

“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës. Më duhet të them edhe diçka tjetër. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës. I kërkova Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga qeveria e Kosovës, por qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme”, është shprehur Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Gjatë ditës së djeshme edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier duke folur për procesin e dialogut tha se SHBA-ja ka besim të plotë në përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, si “zbatues objektivë të kësaj politike”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“SHBA dhe partnerët tanë e shohin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si mënyrën e vetme për të avancuar dhe arritur integrimin evropian dhe për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në rajon, siç tha përfaqësuesi i lartë i BE-së më 19 nëntor rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe përmes normalizimit të marrëdhënieve të tyre. SHBA-ja pajtohet plotësisht me atë deklaratë. Dështimi për të normalizuar marrëdhëniet është dhe mbetet pengesë për avancimin e këtij rajoni drejt institucioneve euroatlantike.

Hovenier tha se dialogu i lehtësuar nga BE-ja ka përkrahje të plotë nga SHBA-ja.

“Po e them tash siç do ta përsëris edhe sot më vonë, do të shihni përkrahje të plotë të SHBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. SHBA-ja ka besim të plotë në përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, si zbatues objektivë të kësaj politike”, tha Hovenier.

Kryeministri Kurti fajësoi të hënën të dërguarin evropian për bisedimet Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak për dështimin e bisedimeve duke e akuzuar atë për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments