TETOVA, QENDRA ZHUPË DHE MAVROVË-ROSTUSHA MË 20 GUSHT NË ZGJEDHJE
Komisioni Shtetëror I Zgjedhjeve në seancën e sotme me anë të shortit nga përfaqësuesit partiak, ka vërtetuar renditjen e kandidatëve në fletëvotimet për zgjedhjen e Kryetarëve të Komunave Qendra Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, si dhe për anëtarët e Këshillit të Komunës së Tetovës.
Në fletëvotimin për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit Komunal të Tetovës, me numër 1 do të jetë lista e koalicionit që udhëhiqet nga LSDM-ja, nën 2 VMRO-DPMNE-ja, me numër 3 është PDSH-ja, 4 – Partia Integra, 5 – Grupi I Zgjedhësve Agron Zaimi, 6 – Alternativa, 7 – ASH-ja, 8 – BESA, 9 – Partia Demokratike e Turqve, 10 – grupi I zgjedhësve Elmedina Abdullai, 11 – BDI-ja, 12 – Partia për Emancipim të plotë të Romëve dhe numër 13 – “E Majta”.