15.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaZëvendëspresidentja amerikane, Kamala  Harris: Pushtimi rus kërcënon demokracinë në të gjithë Europën

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala  Harris: Pushtimi rus kërcënon demokracinë në të gjithë Europën

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka paralajmëruar se pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjitha demokracitë, transmeton arbresh.info.

“Pushtimi i Rusisë kërcënon jo vetëm demokracinë e Ukrainës, por kërcënon demokracinë dhe sigurinë në mbarë Evropën”, u shpreh Harris në takimin dimëror të Komitetit Kombëtar Demokratik të shtunën në Uashington.

“Oqeani që na ndan nuk do të na lërë të paprekur nga ky agresion”, deklaroi mes tjerash ajo, shkruan CNN.

Harris, duke folur për udhëtimin e saj të fundit në Poloni dhe Rumani, tha se atje ka potencuar se “forca më e madhe” e aleancës është uniteti i saj.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri me popullin ukrainas në mbrojtje të aleancës së NATO-s,” u shpreh Harris, e cila u duartrokit nga turma.

Harris gjithashtu u foli të pranishmëve për takimin me një student maroken i cili ishte arratisur nga Ukraina dhe gjendjen e rëndë të miliona refugjatëve që po ikin nga sulmi rus./arbresh.info/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments