15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeZëvendës ministri Ilir Hasani vizitën e parë e realizoi në Spitalin e...

Zëvendës ministri Ilir Hasani vizitën e parë e realizoi në Spitalin e Tetovës

I sapo emëruari zëvendës ministër i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut ,Ilir Hasani ,sot vizitën e parë e ka bërë në Spitalin e Tetovës ku është pritur nga drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi informon Tetovasot.

Hasani si zëvendës ministër shprehu gatishmërinë e tij maksimale për të ndihmuar spitalin Klinik të Tetovës në të gjitha sferat.

Hasani me theks të veçantë u shpreh se Qendra Emergjente traumatologjike, do të zhvillohet më shumë në Spitalin Klinik në Tetovë , njëjtë me atë të Shkupit.
Zv/ministri Hasani dhe drejtori Besimi u zotuan se Klinika e Spitalit të Tetovës do të jetë edhe Qendra kryesore pas asaj të Shkupit.

Në anën tjetër njëri ndër figurat më të respektuara Florin Besimi falenderoi njeriun e dytë të Shëndetësisë për këtë vizitë duke thënë se bashkëpunimi në të ardhmen do jetë shumë më i madh në drejtim të përmirësimit të kushteve në institucionit që ai e drejton .
Të përkujtojmë se Spitali Klinik në Tetovë e ka menaxhuar me shumë sukses pandeminë nga Covid-19 dhe si institucion i rëndësishëm shëndetësorë ka mjaftueshëm mjekë dhe personel tjetër mjekësor për tejkalimin e sfidës së pandemisë .

Hasani dhe Besimi gjithashtu paralajmëruan se vitin e ardhshëm në Spitalin e Tetovës do të ketë punësime të reja.
Në Spitalin Klinik të Tetovës në fillim të këtij viti janë pranuar 30 mjekë të rinj, që sapo ishin diplomuar nga universitetet vendore. Ata poashtu kanë filluar procedurën e specializimit nëpër klinikat e Shkupit ku edhe duhet të specializohen për degë të ndryshme që ka nevojë Spitali Klinik i Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments