4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeZëra pro Shqipërisë. Deputetet socialdemokratë gjermane kërkojnë hapjen e bisedimeve

Zëra pro Shqipërisë. Deputetet socialdemokratë gjermane kërkojnë hapjen e bisedimeve

CDU/CSU-ja është ende e pavendosur lidhur me çeljen e negocjatave BE-Shqipëri; por ndërsa grupi më I madh parlamentar në Bundestagun gjerman pritet ta marrë shumë shpejt vendimin e tij, nga deputetja socialdemokrat gjerman, Nezahat Baradari mbërrin një vlerësim pozitiv.

Baradari në një deklaratë të saj për Deutsche Wellen e vlerëson si hap të rëndësishëm hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Të dyja vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për reforma dhe me këtë i kanë përmbushur kushtet për fillimin e negociatave. Për vazhdimin e kësaj dinamike të reformave negociatat e anëtarësimit do të ishin një motor vendimtar”, ka thënë Baradar.

Sipas ligjvënëses socialdemokrate, Bundestagu duhet tani t`i japë përfundimisht dritën jeshile fillimit të bisedimeve të anëtarësimit.

“Me kushtet paraprake të formuluara për Shqipërinë dhe fokusimin në kapitujt e shtetit ligjor në negociatat e pranimit, do duhet të jenë mënjanuar të gjitha pengesat që i zinin rrugën miratimit”, shton Baradar.

Partia Socialdemokrate Gjermane e mbështeti edhe në qershor hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, ndërsa partneri I saj në koalicionin qeverisës CDU/CSU pritet që së shpejti te merret intensivisht me Shqipërinë. Nëse palët arrijnë t’i unifikojnë qendrimet e tyre, në 27 shtator, ai kalon për votim në seancën plenare të Bundestagut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments