7.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZeqiri: OFERTA E QEVERISË DHE BANKAVE, NUK NDIHMON NË KAPËRCIMIN E EFEKTEVE...

Zeqiri: OFERTA E QEVERISË DHE BANKAVE, NUK NDIHMON NË KAPËRCIMIN E EFEKTEVE FINANCIARE TË KRIZËS (foto)

-Jo moratorium por shlyerje të kamatës!
-Bankat me miliona euro fitim, por jo solidar në kushte të COVID-19!

Masat e qeverisë për tejkalimin e pademisë COVID-19, ku ofrojnë kamatë 0% dhe periudhë prej gjashtë muajve grejs, është një masë pa ndonjë ndihmë të theksuar për qytetarët dhe bizneset, që janë deri në fytë në kredi.
Me këtë masë bankat, klientëve, qytetarëve dhe firmave ju japin mundësi shtyerje të pagesave për 6 muaj për të gjitha detyrimet që duhet të jenë nga data 29.02.2020 në bazë të të gjitha kredive, kartave të kreditit dhe mbitërheqjeve deri me 30.09.2020. Kjo nuk është ndonjë ndihmes pasi bankat nuk ofrojn shlyerje apo ndërpreje të kamatës për këtë periudhë, por vetëm u japin një gres periudhe, ku do të ju shpëndahet kamata dhe kryegjëja e kësaj periudhe në muajt e ardhëshmëm, që do ta bëjë edhe më të vështirësuar likuiditetin e qytetarëve dhe bizneseve.
Duhet të ketë shlyerje të kamatave për këtë periudhë të qytetarëve dhe firmave, sepse këtë ofertë që e japin bankat vetëm që do të krijon shqetësim dhe stres më të madhë për qytetarët dhe firmat pasi do ju grumbullohet kryegjëja e keredive dhe kamata e këtyre muajve do tu ngarkohet muajt e ardhshëm e cila do të jetë e pabërllueshme.
Qeveria si duket frikohet nga bankat në njërën dhe anën tjetër bankat nuk tregojn solidaritet në kushtet kurë ato realizojnë fitime të majme me dhjetra miliona euro në bazë vjetore nga aktivitetet e rregullta të bankave. Nese i referohemi një analize do të shohim se rritja e fitimit nga viti në vit i bankave nga 39 milion euro në 2014 në 124 milion euro 2018 e mundëson një gjë të tillë.. Bankat në kushte të një pandemie të paparë duke iu rekomanduar masave të qeverisë nuk ju bëjnë ndonjë ndihmë konkrete qytetarëve dhe firmave me një ofertë të tillë nuk ndihmon në kapërcimin e efekteve financiare të krizës së koronës.
Shihni fitimet e bankave në vit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments