15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaZelensky u drejohet rusëve / Imagjinoni 14,000 kufoma në një stadium...

Zelensky u drejohet rusëve / Imagjinoni 14,000 kufoma në një stadium të Moskës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu përgjigj këtë mëngjes një fjalimi të liderit rus Vladimir Putin në një stadium në Moskë duke dërguar një mesazh të zymtë.

Zelensky foli një ditë pasi Putini vlerësoi një “operacion special ushtarak” në Ukrainë si një mision “heroik” nga ushtria ruse gjatë një mitingu patriotik në stadiumin Luzhniki të Moskës para dhjetëra mijëra rusë.mkd.mk

“Njëqind mijë njerëz para stadiumit, së bashku me 95,000 në vetë arenën, përafërsisht korrespondojnë me numrin e trupave ruse që hyjnë në Ukrainë”, tha Zelensky në një video-mesazh të shtunën në mëngjes.

“Dhe tani imagjinoni 14,000 kufoma në këtë stadium me dhjetëra mijëra të tjerë të plagosur dhe të gjymtuar,” tha ai, duke iu referuar vlerësimeve të Ukrainës për humbjet ruse që nga fillimi i luftës.

Zelenski edhe një herë bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të konfliktit. “Lufta duhet të përfundojë, propozimet e Ukrainës janë në tryezë”, tha ai për gazetën ukrainase Pravda.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba tha se të paktën 50,000 civilë ishin evakuuar nga zonat e luftimit në veri dhe veriperëndim të kryeqytetit të shtunën herët në mëngjes dhe autoritetet po vazhdonin përpjekjet e shpëtimit.

Një këshilltar i presidentit ukrainas Oleksiy Arestovich tha të shtunën në mëngjes se kishte pasur më shumë luftime midis forcave ruse dhe ukrainase në aeroportin Chernobyavka pranë Khersonit në Ukrainën jugore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments