8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeZekiri: Mbi 500,000 të punësuar ka në sektorin privat, shumica e tyre...

Zekiri: Mbi 500,000 të punësuar ka në sektorin privat, shumica e tyre rrezikohen, prandaj duhet solidarizim

Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri në Click Plus shpjegoi se pse duhet përkrahur pakon me masat e reja ekonomike të propozuar nga LSDM edhe subjektet e tjera politike.

Zekiri shtoi se kjo pako-masash është analizuar nga shumë ekspertë të fushave të ndryshme si dhe nga ekipi ekonomik i LSDM-së. Sipas Zekirit kjo pako-masash është e fokusuar për mbajtjen gjallë të sektorit privat ku ka mbi 500,000 të punësuar dhe se shumica e tyre rrezikohen. Andaj ftoi edhe subjektet e tjera të bëhen më solidare.

Deputeti Zekiri theksoi se pakoja përmban 15 masa ekonomike dhe për momentin vetëm një pikë, ajo ulja e rrogave paraqet debat në opinion. Ai thotë se ata që reagojnë kundër uljes së rrogave në sektorin publik nuk e kanë kuptuar seriozisht situatën, dhe se nëse kanë ndonjë ofertë tjetër duhet të paraqesin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments