Uroj që Talat Xhaferi të zgjedhet kryeministër, por fakti se është shqiptar, nuk e bën më pak profesional.
Me këto fjalë, deputeti i partisë Lëvizja Populli, Skender Rexhepi Zejdi i është drejtuar deputetëve në Kuvend, ku bëri të ditur se do të votojë për Talat Xhaferin që të jetë kryeministër teknik.
“Simbolika e kryeministrit shqiptar për 100 ditë, është shumë. Një shqiptar i barabartë do t’u shërbejë të gjithëve, pavarësisht përkatësisë fetare dhe nacionale”, tha Zejdi.
Kujtoi datën e 27 prillit të 2017, kur në Kuvend pati sulm dhe deputetë u përgjakën, për faktin se Xhaferi ishte zgjedhur kryetar Kuvendi.