Zbardhet identiteti i personit që qëlloi kryeministrin sllovak, Robert Fico, dhe bëhet fjalë për Juraj Cintula, një shkrimtar i njohur në Sllovaki.
Motivi i sulmit mbetet i panjohur dhe sipas mediave vendase, thuhet se ia bërtitur para se të qëllonte katër herë.
Njeriu që qëlloi kryeministrin Robert Fico ishte Juraj Cintula, një shkrimtar 71-vjeçar nga Levice. I lindur në vitin 1953, ai është një nga themeluesit e Klubit Letrar DÚHA në 2005.
Ai shkroi tre përmbledhje me poezi. Që nga viti 2015, ai është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.
Sipas informacioneve, në vitin 2016, ai a punuar si në një qendër tregtare në Levice, ku është shkarkuar nga puna.
“Bota është plot me dhunë dhe armë. Njerëzit duket se po çmenden”, tha ai në një video tetë vjet më parë. “Emigrantët po derdhen në Evropë, ka urrejtje dhe ekstremizëm kudo, por gjëja më e keqe është se qeveritë e shteteve evropiane nuk kanë alternativë ndaj këtij kaosi në fund të fundit është një person.”
Shkrimtari që qëlloi me armë zjarri në drejtim të kryeminsitrit të Sllovakisë ka treguar arsyet se përse e ndërmori aktin ekstrem.
Në një video të bërë publike nga policia, 71-vjeçari Jurai Tsintula shprehet: “E bëra sepse nuk bie dakord me politikat e qeverisë.”
Ai shihet në korridorin e një godine, që mendohet të jetë një komisariat policie, dhe duart i ka të lidhura pas shpinës.
Sipas raportimeve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Fico-s teksa ky i fundit po fliste me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar për t’i dhënë dorën, ka hapur zjarr.
71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, i hapur në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë president i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi. Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve sllovakë.
Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, qytetin që është vendlindja e tij.
Tsintula thuhet se kishte në pronësi të ligjshme armën të cilën e përdori për të shtënë në drejtim të kryeministrit sllovak. Ai u arrestua menjëherë pas incidentit të përgjakshëm.
Për median lokale Aktuality.sk ka folur djali i shkrimtarit, i cili ka thënë se është tronditur nga kjo situatë, ndërsa konfirmoi se babai i tij kishte leje për armë.