16.9 C
Tetovo
E diel, 8 Shtator, 2024
BallinaKronikëZbardhet vrasja në Debresh! Arrestohen tre persona, konfiskohet arma dhe vetura

Zbardhet vrasja në Debresh! Arrestohen tre persona, konfiskohet arma dhe vetura

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është zbardhur vrasja në Debresh të Gostivarit, ku janë arrestuar tre persona dhe ndaj të cilëve pritet të ngritet edhe kallëzim penal, transmeton TV21.Janë konfiskuar edhe arma dhe vetura me të cilën është kryer vepra kriminale.Policët e SPB Tetovë gjatë pasdites (23.07.2024) kanë privuar nga liria tre persona dhe e kanë zbardhur vrasjen e cila ka ndodhur sot në Debresh të Gostivarit, rreth orës 17:15.
Menjëherë, pas marrjes së denoncimit se është gjuajtur ndaj R.K.(35) nga Debreshi, është vendosur aksion operativ për gjetjen dhe privimin nga liria të kryerësve. Pas një kohe të shkurtër, nga liria janë privuar B.V.(28), J.V.(31) dhe L.B.(32), kurse është gjetur edhe pushka automatike me të cilën është shtënë dhe vetura “Volvo” me të cilën kryerësit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës deri te prokuroria kompetente”, thuhet në njoftimin e MPB-së për TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments