17.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeZaevi vë në pikëpyetje 12 prillin, VMRO-DPMNE/ Nuk është hera e parë...

Zaevi vë në pikëpyetje 12 prillin, VMRO-DPMNE/ Nuk është hera e parë që Zaevi ha fjalët e veta

Kryeministri Zoran Zaev vë në pikëpyetje 12 prillin si datë e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai foli në lidhje me rreziqet e mundshme që mund të vijnë nëse tani do të shpërbëhej kuvendi. Duhet pasur kujdes që shteti të jetë në funksionalitet të plotë me qëllim që të sillet vendimi i rëndësishëm siç është anëtarësimi në NATO.

“Nuk do të lejojmë që ne si shtet të mbetemi pa Kuvend, të gjitha 29 vendet anëtarë e ratifikuan dhe kur të kthehet Protokolli në Maqedoninë e Veriut, ne nuk mund të jemi pa Kuvend”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Reaguan nga VMRO-DPMNE. Thonë se kjo nuk është hera e parë që Zaev të reterojë duke hëngër fjalët e tij. Por megjithatë, sipas opozitares, nuk ka asnjë lloj pengese për prolongimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Kjo nuk është hera e pare, por më 12 prill nuk do të ketë zgjedhje, atë e tha edhe Presidenti në takimin e liderëve në të cilin të gjithë pjesëmarrësit dhe partitë arritën konsensus të ketë zgjedhje. Kjo është përpjekje e Zaevit dhe alibi që t’i ikë drejtësisë, ndërsa bëhet fjalë për atë drejtësi për shkak të së cilës i shkatërruan të gjitha institucionet në shtet”, u shpreh Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE.

Përpara dy javësh, në takimin e liderëve të thirrrur nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, të gjithë liderët, përfshirë edhe kryeministrin, u pajtuan që data e zgjedhjeve të jetë12 prilli.

Duke u përgjigjur për emrat e ambasdorëve në vendet ku janë boshe, Zaev tha se javës që vjen do të ketë emra konkret, duke e lënë të hapur edhe pyetjen se a pritet që këshilltari i tij për politikë të jashtme Dane Taleski do të jetë ambasadori i ri në misionin e NATO-s

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments