12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi për “Politika”: Serbia dhe Maqedonia do t’i forcojnë marrëdhëniet e ndërsjella

Zaevi për “Politika”: Serbia dhe Maqedonia do t’i forcojnë marrëdhëniet e ndërsjella

Iniciativa “Ballkani i Hapur” është një nga mënyrat se si Serbia dhe Maqedonia do të forcojnë marrëdhëniet e vjetra dhe tradicionalisht të mira dypalëshe, tha kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “Politikan” beogradase. Liderët e dy vendeve udhëhiqen nga parimi se përmirësimi dhe avancimi i marrëdhënieve të ndërsjella është përgjegjësi e tyre, e cila “si pasuri e paçmuar do t’u bartet brezave të tanishëm dhe të ardhshëm”, tha kryeministri , përcjell Portalb.

Sipas tij, si shprehje e një një vendosmërie dhe politike të tillë lindi edhe ideja për “Ballkanin e hapur”.

“Iniciativa është rezultat i vullnetit të fortë politik të Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë dhe interesit më të lartë të tri vendeve që t’i lidhim ekonomitë tona për zhvillim të mëtutjeshëm, për treg të përbashkët rajonal dhe zhvillimin e tij afatgjatë”, tha Zaev.

Kryeministri thekson se synimi i iniciativës është lidhja me synim të qartë, të hapur dhe publik, me qëllim që “popujt tanë të ndjejnë sa më shpejt përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike nga lehtësimet e bëra me vendime të përbashkëta”.

Sipas Zaevit, përfitimet pritet të ndihen së shpejti në buxhetet e miliona familjeve dhe në cilësinë e jetës së qytetarëve të të dy vendeve.

Lidhur me pandeminë e koronavirusit, Zaev thotë se në fazat kritike deri në fillimin e procesit të vaksinimit masiv ishte vendimtar solidariteti i bashkësisë ndërkombëtare, BE-së dhe në radhë të parë ajo e fqinjëve të parë.

“Serbia ishte e para që hoqi dorë nga sasitë e veta serioze të vaksinave që ta kapërcejmë periudhën deri në furnizimin e rregullt me ​​vaksina në vendin tonë dhe qytetarët e Maqedonisë do ta kujtojnë gjithmonë dorën shtrirë miqësore. Tani për ne më e rëndësishmja dhe prioritet është qëtë vazhdojë procesi, gjegjësisht intensifikimi i vaksinimit masiv. Janë siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave të sigurta, mbërrijnë dërgesa të rregullta të sasive shtesë dhe kjo është mënyra e vetme për të stabilizuar situatën”, shton Zaev.shenja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments