1.5 C
Tetovo
E premte, 27 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeZaevi nuk është më kryetar i Këshillit për Reforma Gjyqësore.

Zaevi nuk është më kryetar i Këshillit për Reforma Gjyqësore.

Kryeministri Zoran Zaev në debatin e mbrëmshëm në Kumanovë, në kuadër të fushatës presidenciale për mbështetjen e Stevo Pendarovskit, tha se ai nuk është më kryetar i Këshillit për Reforma Gjyqësore. Ai i dha këtë përgjigje një pjesëmarrësi i cili tha se një kryeministër nuk duhet të udhëheq një komision të tillë.

“Unë dhashë dorëheqje nga Këshilli për Reforma Gjyqësore, nuk jam më kryetar. M’u desh të isha në fillim të lëvizjes që të zhvillohet, dhe tani në atë pozitë është ministrja e Drejtësisë Renata Trenevska Desoska”, tha Zaev për qytetarët e pranishëm.

Kryeministri Zaev, në krye të Këshillit për Reforma, u vendos një vit më parë në sesionin e 57-të të rregullt kur qeveria formoi Këshillin për monitorimin e zbatimit të strategjisë në gjyqësorin 2017-2022.

linku https://www.novamakedonija.com.mk/makedonija/%D0%BF%D1%80%D0%B5%D0%BC%D0%B8%D0%B5%D1%80%D0%BE%D1%82-%D0%BF%D0%BE%D0%B2%D0%B5%D1%9C%D0%B5-%D0%BD%D0%B5-%D0%B5-%D0%BF%D1%80%D0%B5%D1%82%D1%81%D0%B5%D0%B4%D0%B0%D1%82%D0%B5%D0%BB-%D0%BD%D0%B0-%D1%81/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments