19.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi me ambasadorët e BE-së: Prioritete eurointegrimi dhe reforma të plota të...

Zaevi me ambasadorët e BE-së: Prioritete eurointegrimi dhe reforma të plota të të gjithë shoqërisë

Kryeministri Zoran Zaevi i shoqëruar me zëvendëskryeministrin për luftë kundër korrupsionit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore  Lupço Nikollovskin, shefin e diplomacisë Bujar Osmanin, ministrin e Drejtësisë Bojarn Mariçiqin dhe sekretarët shtetërorë Kalina Gaberin nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Zoran Popovin nga Ministria e Punëve të Jashtme, sot kanë mbajtur takim informues në mëngjesin e sotëm me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në shtetin tonë, bëri të ditur   pres shërbimi qeveritar.

Në brifing kryeministri Zaev në emër të Qeverisë i prezantoi prioritetet strategjike në mandatin e ardhshëm katërvjeçar me rishikim të veçantë në integrimet euroatlantike të vendit.

Zaevi tha se mandatin e kaluar të Qeverisë ka bërë kthesë të plotë në politikën e jashtme të vendit, hapjen dhe zgjidhjen e kontesteve me dekada me fqinjët, anëtarlsim në NATO dhe e filloi procesin e transformimit për inkuadrim drejt BE-së.

“Ky mandat do t’u përkushtohet reformave të plota të të gjithë shoqërisë. Jemi të vetëdijshëm për sfidat të cilat kriza e koronës i sjell, por megjithatë do të qëndrojmë plotësisht të përqendruar në reformat në gjyqësi, ndërtim të ekonomisë së re tranformuese, mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe përmirësimin e standardit të jetesës të të gjitha kategorive të qytetarëve në vendin tonë. Kemi plan për hapjen e 80% të kapitujve deri në vitin 2024, të sendërtojmë një strukturë të fortë negociuese me pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve, krijimin e programeve buxhetore për negociata me BE-në. E përforcojmë ekipimin kadrovik dhe do të vazhdojmë të sigurojmë mblshtetje për kapacitetet për implementimin e IPA 3”, deklaroi Zaevi.

Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore Lupço Nikollovski para ambasadorëve i prezantoi prioritetet e kabinetit të tij.

“Në këtë mandat, e vendosëm këtë pozicion sepse konsideruam se nevojitet të kemi link të drejtpërdejtë midis Komisionit për Parandalim të Korrepsionit me pushtetin ekzekutiv sipas GREKO-s nga mardsi i vitit 2019. Prioritet shtesë i kabinetit tim do të jetë zhvillimi i qëndrueshëm dhe resurset njerëzore. Duhet të bëjmë një hap përpara drejt përmirësimit të arsimit, mjedisit të jetesës, shëndetësisë dhe klimës së biznesit për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, tha Nikollovski.

Ministri i ri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i prezantoi tre prioritetet kryesore në plitikën e jashtme të vendit të cilat korrespondojnë me ambiciet strategjike për integrim të përforcuar evropian dhe euroatlantik.

“Përqendrim të parë gjithsesi e kemi fillimin e negociatave me BE-në, si kah kryesor në realizimin e ambiscieve tona strategjike, anëtarësim të plotëfuqishëm në Union. Në këtë pjesë gjithsesi presim vazhdimësi të edhe nga partneri ynë strategjik, SHBAsë dhe aleatët e tjerë të NATO-s, të cilët janë edhe mbështesës tanë shumëvjeçar nga çdo aspekt. Gjithsei, në kontekst të ngjashëm pres të realizojmë jo vetëm vazhdimësi, por edhe aktivittet të përforcuar në thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve të mra fqinjësore, përforcim të multilaterizmit dhe kontribut në implementimin e të gjitha nismave rajonale”, theksoi Osmani.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq theksoi se vendimi për fillimin e negociatave më së shumti flet për pëlrkushtimin tonë për drejtësi dhe europizëm.

“Së bashku me partnerët tanë do të përcaktojmë model i cili do të sigurojë pastrim efikas dhe objektiv të gjyqësisë. Nevojitet sistem efikas gjyqësor i cili do të sigurojë luftë të shpejtë kundër korrupsionit me respektim të plotë të të drejtave të njeriut. Me mbëlshtetje  të partnerëve tanë evropianë do të sigurojmë edhe monitorim të proceseve gjyqësore”, tha Mariçiqi.

Euromabasadori Samuel Zhbogar në emër të Bashkimit Evropian i transmetoi pritjet për reforma të shpejta dhe cilësore, por edhe theksoi se partnerët evropianë të Maqedonisë së Veriut mbesin vazhdimisht të përkushtuar për ndihmë për vendin në përmirësimin e pasojave të cilat kanë ndodhur nga kriza e koronavirusit dhe përpjekjet  reformuese të Qeverisë së re.

Ambasadorët i përcollën  edhe urimet e qeverive të tyre, si dhe pritjet për bashjkëpunim të mëtejshëm intensiv si në nivel dypalësh, ashtu edhe në atë multilateral. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments