15.3 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi: Kjo është disfata më e madhe deri më tani për BE-në,...

Zaevi: Kjo është disfata më e madhe deri më tani për BE-në, është e vështirë për mua,Borisovi nuk më uroi çmimin në Berlin

Kryeministri Zoran Zaev në emisionin Click Plus në TV21, komentoi vendimin e Bullgarisë për të vendosur veto për fillimin e negociatave dhe të mos e miratojë kornizën negociuese.

Zaev tha se kjo ishte humbja më e madhe për BE-në dhe se ai ishte i zhgënjyer me vendimin.

“Ne arritëm një marrëveshje me Bullgarinë dhe kur ajo duhej të dorëzohej në BE, ajo nuk, dhe kjo është disfata më e madhe për Evropën. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë përpjekje në frymën e ndërtimit të miqësive, dialog dhe jo konflikte. Për mua është shumë e vështirë, sepse besoj se kjo nuk është dëshira e popullit bullgar, por të politikës parazgjedhore në Bullgari”, deklaroi kryeministri Zaev në Click Plus në TV21.

Kryeministri Zaev në Click Plus në TV21, bëri të ditur se është diskutuar për shumë tema. Ai tha se diskutimi më i rëndësishëm ka qenë për veton bullgare mbi kornizën negociuese për fillimin e bisedimeve me BE-në. Zaev tha se është zhgënjyer dhe se sot nuk është dëgjuar me Bojko Borisov.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Borisov nuk e ka uruar për çmimin që e mori një ditë më parë për të drejtat e njeriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments