lajmi interaktiv
Edhe pse është vërtetë kampanjë dhe tash ju kujtua ministrit dhe BDI-së por ok nuk është vonë asnjëherë .Tash rradhën e ka BDI të khejë grushtin po o Arbër Ademi po Zoran Zaevi nuk është Kryeministër është një lider partie si Mickoski të jep urdhëra …po pse a gazetarët duhet tua kujtojnë A don të jesh deputet po lufto me dituri he burrë QËNDRO

lajmi aktiv që qarkullon
linku https://www.alsat-m.tv/zaev-emrat-e-shkollave-ne-cair-jane-ndryshuar-ne-menyre-te-paligjshme/
Vendimi për të ndryshuar emrat e dy shkollave në Çair është zbatuar në mënyrë të paligjshme dhe duhet të korrigjohet, tha kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, duke u bërë thirrje institucioneve që të respektojnë Ligjin.
“Një procedurë e paligjshme që Regjistri Qendror duhet të korrigjojë menjëherë, pasi nuk ka asnjë vendim nga Këshilli i Komunës së Çairit. Me procesverbalin e disa këshillave në shkolla, vendimi dhe materiali është dorëzuar jashtë rregullave ligjore. Unë u bëj thirrje institucioneve të ndjekin ligjin. Është e shkruar sesi mund të ndryshohet emri i shkollës. Nëse është vepruar sipas ligjit ajo është dëshira e shumicës së qytetarëve që kanë vendosur për atë problem. Nëse nuk kanë vepruar sipas Ligjit atëherë duhet të anulohen vendimet”-theksoi Zaev.