1.7 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaevi/ Anulimi i mundshëm i vendimit për datë të negociatave nga ana...

Zaevi/ Anulimi i mundshëm i vendimit për datë të negociatave nga ana e BE-së, do ta vë në rrezik qeverinë? Po le të bjerë!?

Kryeministri Zoran Zaev nga Brukseli porositi se anulimi i mundshëm i vendimit për datë të negociatave nga ana e BE-së, do ta vë në rrezik qeverinë dhe mund t’i kthejë forcat kombëtare të pushtetit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Kryeministri këtë deklaratë e dha para grupit të zgjedhur të gazetarëve nga mediumet e huaja duke u kthyer në votimin në Parlamentin gjerman, nga e cila në pjesë të madhe varet përcaktimi i datës së negociatave nga ana e BE-së.

Për çdo vendim i cili ka të bëjë me zgjerimin e BE-së, i domosdoshëm është paraprakisht Bundestagu të japë dritë të gjelbërt. Afati i ardhshëm për miratim të vendimit nga ana e Berlinit është 28 qershori, pas së cilës ministrat e BE-së mund ta përcaktojnë datën përfundimtare në gjysmën e dytë të korrikut, kur sërish do të takohen në Bruksel.

Anulimi i sërishëm thotë Zaev, e rit rrezikun për qeverinë.
“Bundestagu duhet të dërgojë porosi, nëse nuk sjellin vendim në seancë këtë javë, me siguri kanë shansë për atë në fund të qershorit, nëse nuk e bëjnë atë, atëherë mbetet për këshillin e BE-së në tetor, që do të thotë se Bundestagu mund të votojë në shtator. Edhe atëherë ekziston rrezik ta humbim shumicën në Kuvend, sepse me të vërtetë dhamë gjithçka”, tha kryeministri Zaev.

Ai sqaroi se raporti i Komisionit Evropian është më pozitiv deri tani për Maqedoninë e Veriut dhe se të gjithë pa përjashtim pajtohen se vendi duhet t’i fillojë negociatat për anëtarësim. Zaev theksoi gjithashtu se Qeveria e tij ka bërë përpjekje thelbësore dhe ka ndërmarrë rrezik të madh politik në procesin e miratimit të Marrëveshjes së Prespës, për çka nevojitej shumicë prej dy të tretave. Prej këtu edhe rrezikun që deputetët, të cilëve u ishte premtuar se zëri për Marrëveshjen e Prespës dhe për ndryshimet kushtetuese do të thotë hapje e dyerve të BE-së, të humbin besim në pushtetin.

Në këtë rast Zaev ta kthejë mandatin, pothuajse është e sigurt se duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme që do të sjellë jostabilitet më të madh politik dhe pasiguri në lidhje me reformat evropiane. Në pyetjen e korrespondentit të agjencisë franceze AFP nëse ekziston rrezik të vijnë në pushtet partitë proruse dhe nacionaliste, Zaev tha se nuk është përjashtuar kjo mundësi përderisa BE-ja nuk rekomandon në pjesën e saj.

“Zhgënjimi që do të paraqitet te qytetarët tanë nëse nuk ka vendim pozitiv në Këshillin e BE-së do t’u japë shpresë forcave nacionalistike, kjo do të thotë se do të ketë qytetarë të cilët do të vendosin t’i mbështesin forcat radikale, nacionalistike, dhe kjo nuk është mirë për Maqedoninë e Veriut as për rajonin”, tha Zaev, duke shtuar se konsideron që ana e Maqedonisë së Veriut është bërë gjtihçka që duhej dhe se vendi pret të hapen këto dyer tashmë pesëmbëdhjetë vjet.

Skenaret për mbledhjet e ardhshme ministrore të BE-së, tha Zaev janë hapje e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në momentin më të mirë, mos hapja e negociatave me asnjërën nga këto vende që është variant më i keq, ose hapje e negociatave me Maqedoninë dhe anulim i vendimit për Shqipërinë për më vonë. Kryeministri theksoi se Holanda dhe Franca kanë rezerva më të mëdha drejt hapjes së negociatave me Shqipërinë, por edhe se gjermanët frikohen nga kërcënimet e palës shqiptare se kjo mund të sjellë deri te jostabiliteti në rajon, veçanërisht në Kosovë.

“Ata mendojnë se nëse hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut, do të krijohet problem nëse lihet Shqipëria dhe se ajo mund të ketë ndikim ndaj Kosovës, ata frikohen nga kërcënimet e mikut tim Edi Rama, për ndryshime të mundshme të kufijve ose bashkim me Kosovën, por unë nuk besoj në ato punë sepse kjo do të thotë kthim prapa prej së paku dhjetë vjet për Shqipërinë nëse bëjnë diçka të tillë, askush nuk dëshiron të bëjë diçka të tillë”, porositi kryeministri i Maqedonisë së Veriut para mediumeve të huaja.

Në pyetjen e MIA-s për paralajmërimet e rikonstruimit të qeverisë dhe “fshesën” e paralajmëruar pas zgjedhjeve presidenciale, Zaev theksoi se edhe në këtë pjesë do të varet shumë nga vendimi i BE-së për negociatat.

“Procesi i rikonstruimit ka filluar, do të ketë ndryshime së paku te dy e treta e qeverisë, ai është plani im, dhe rreth 20 deri 30 pozita të menaxherëve në institucionet e mëdha, por ndoshta Këshilli i BE-së do të më ndërrojë mua”, deklaroi kryeministri.

Kryeministri thotë se për shkak të rrezikut të bie qeveria nëse nuk ka negociata me BE-në ai pret për rikonstruimin.
“Nëse e humb mbështetjen e Parlamentit, atëherë pse të bëj rikonstruim të Qeverisë? Për atë pres, unë jam i gatshëm, qytetarët tanë e dinë lartë-poshtë se kush do të ndërrohet në Qeverinë, por nuk është normale të bëjmë rikonstruim nëse bie qeveria, ndoshta do të duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, ose të marrim mandat të ri nga presidenti, nuk dihet, por së pari Bundestagu duhet të dërgojë porosi”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments