10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeViti shkollor përfundon me probleme të vjetra

Viti shkollor përfundon me probleme të vjetra

Kjo është jave e fundit për vitin shkollor 2018-19. Nxënësit do të shkojnë në pushim veror dhe shkollat do të mbyllen për një kohë të caktuar. Mirëpo, këtu nuk përmbyllen problemet me të cilat edhe këtë vit shkollor u përballën nxënësit dhe punonjësit në arsim. Shumë shkolla nuk i rikonstruuan, klasë të stërngarkuara me nxënës, shumë nxënës mbeten pa libra ndërsa ata që u furnizuan, morën libra të grisura e të shkarravitura si rezultat i mos ndërrimit të tyre dhe cilësisë së dobët të materialit. Përveç kësaj, punonjësit në arsim u përballën me punë të dyfisht për shkak të plotësimit edhe të ditarit elektronik si dhe pa motiv për punë si shkak i pagave të ulëta. Kështu vlerësojnë nga Sindikata e pavarur për Arsim dhe Shkencë duke kujtuar institucionet përgjegjëse për përmirësim të kushteve.

Kemi mos respektim të ligjeve në shumë institucione, kemi pasivitet te mësimdhënësit dhe frikë, janë në pozitë që frikohen të reagojnë në raste të caktuara. Fillimisht vendi jonë është më pak i paguar në sektorin e arsimit krahasuar me vendet në Evropë dhe automatikisht mund të them se edhe motivi për punë është shumë i ulët për kryerjen e obligimeve të tyre që nënkupton se urgjentisht duhet rritje të pagave. Sërish të bëhet centralizim i arsimit. Kjo mënyrë e funksionimit rreth dy dekada u tregua e pasuksesshme. Komunat u treguan jo përkatëse dhe të papërgjegjshme për ta udhëhequr fushën e arsimit”- theksoi Tomisllav Gievski, kryetar i SPASH

Për dallim nga Sindikata e Pavarur, nga dikasteri i Arsimit shprehen të kënaqur me projektet e realizuara këtë vit shkollor. Thonë se ka nisur rritja e pagave, janë korrigjuar tekste, janë bërë programe të reja mësimore për arsimin qytetar, muzikë dhe gjeografi. Ndërkohë, në përmbyllje është ligji i ri për arsim fillor.

Kemi përgatitur ligj për mësimdhënësit në arsimin fillor dhe të mesëm ku do të jetë një nga reformat më të mëdha në procesin arsimor, zhvillimin në karrierë, zhvillimin profesional që u mungon mësimdhënësve tonë në rrethanat tona ku drejtpërdrejt preket motivimi I mësimdhënësve dhe një nga indikatorët për këtë gjendje të arsimit është se nuk kemi edhe sa duhet të motivuar mësimdhënës në procesin edukativo arsimor”.- deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit

Përveç problemeve të lartpërmendura, këtë vit duket se nuk do të nis ndërtimi i shkollës fillore në Vizbeg ndërsa nuk do të zgjidhet problemi me nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë që mësojnë në Kosovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments