Maqedonia e Veriut i ndërpreu veprimet zgjedhore për shkak të koronës. Më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve, nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo, politika dhe shteti ekziston për shkak të tyre. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se në kushte kur nuk ka parlament, në kushte të zgjedhjeve të shtyra, besimi në shtet duhet të mbështetet me vendim të qytetarëve, transmetimin e të drejtave të tyre, të atyre të cilët do të zgjidhen nga ata, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin “Utrinski Brifing” në lidhje me funksionimin e mëtutjeshëm dhe thirrjen e Kuvendit.
Ai theksoi edhe se para së gjithash duhet syhapur të ndiqet se si kalon kriza, është mirë që po bien numrat, ndërsa me këtë të kapet mundësia e parë për zgjedhje, sepse nuk e dimë se a do të ketë mundësi të dytë, sepse qëndrimet e fellës botërore shëndetësore është se ka mundësi që të kthehet korona në vjeshtë.
Nëse ndodh kjo, ne do të depërtojmë të gjitha afatet e mundshme kushtetuese, rreth mandatit të kompetencave të transmetuara nga qytetarët e politikanëve. Pres që përmes dialogut t’i konfirmojmë punët rreth zgjedhjeve, theksoi Zaevi.
Në lidhje me Kuvendin, Zaevi theksoi se iniciativa e 35 deputetëve të LSDM-së, koalicionit dhe deputetëve të tjerë, ndërsa njëherësh edhe depërtimi demokratik është vendosja në funksion e Kuvendit, sepse deputetët duhet të ndjejnë nevojën nga funksionimi i tij.
Të gjithë duhet ta dinë se gjendja do të jetë e rëndë, para së gjithash në plan ekonomik dhe për këtë nevojiten institucione të besueshme, të cilat do të sjellin vendime të guximshme por edhe të përgjegjshme, që t’iu ndihmojnë qytetarëve, punëtorëve dhe firmave, theksoi kryetari i LSDM-së.
Sa i përket terminit të mundshëm për zgjedhje, kryetari Zaev porositi se fjalën e fundit do ta japin institucionet dhe komisionet kompetente shëndetësore.
Nëse komisionet e ekspertëve të shëndetësisë vlerësojnë se nuk ka kushte për zgjedhje, nuk do të ketë zgjedhje, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti i qytetarëve, theksoi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në emisionin “Utrinski Brifing”.
Qendra për Komunikime me Publikun e LSDM-së