6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaev paralajmëron ndryshimin e Kushtetutës: Bullgarët të përmenden në Kushtetutë

Zaev paralajmëron ndryshimin e Kushtetutës: Bullgarët të përmenden në Kushtetutë

Kryeministri Zaev paralajmëron mundësinë e ndryshimit të kushtetutës që bullgarët por edhe bashkësi tjera etnike si torbeshët, egjiptianët por edhe etni tjera  të jenë pjesë e aktit më të lartë juridik në vend. Zaev tha se kjo është detyrim që del nga procesi I anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Para se të hymë në BE e kemi patjetër ta hapim Kushtetutën. Një nga arsyet janë edhe bashkësitë më të vogla etnike që jetojnë këtu e që duhet të përmenden. Këtë e bëri Kroacia pak para se të hynte. Pra kemi vite para nesh, por vullnet të shprehur se kemi gatishmëri jo vetëm për bullgarët, kroatët, torbeshët, egjiptianët, austriakët, romët dhe gjithëkë që e kemi në shtet. Si shoqëri e hapur, shtet evropian do ta ndjekim shembullin e vendeve evropiane, por për momentin është shumë e rëndësishme sepse konteksti i këtyre deklaratave është në vigjilje të regjistrimit, qytetarët duhet ta dinë se pyetja është se cilës bashkësi etnike i takoni.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments