6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeZAEV: Nuk u kërkoi falje partnerëve të tij të koalicionit që u...

ZAEV: Nuk u kërkoi falje partnerëve të tij të koalicionit që u SHAU NËNAT!

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev nuk e ka parë të arsyeshme që tu kërkojë falje partnerëve të tij të koalicionit të cilëve ua shau NËNAT, i quajti të PAAFTË dhe PLEHRA.

Zaev në faqen e tij zyrtare në facebook përmes një shkrimi të shkurtër pranoi vërtetësinë e audio përgjimit ku dëgjohet zëri i tij duke ofenduar partnerët e tij të koalicionit, e të cilin e vlerësoi si një shprehje momentale dhe të momentit të cilën nuk e arsyeton dhe vetë ai, informon GAZETA.MK

“Jam shprehur keq në bisedën telefonike gjatë viti 2016 e cila u publikua në portalet opozitare. Por përkundër disa fjalëve të pakëndshme, gjatë 3 viteve të kaluara në opinion mund të shihen të gjitha marrëdhëniet e mira, respekti dhe bashkëpunimi i mirëfilltë me të gjithë partnerët tanë të koalicionit. Përmes veprave konkrete sistematikisht, për çdo ditë po ndërtojë marrëdhënie njerëzore dhe miqësore me të gjithë bashkëpunëtorët e dhe partnerët e mi dhe për këtë arsye koalicioni ynë vazhdimisht rritet, për këtë qëllim shumica jonë po korrë fitore”, ka shkruar kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në profilin e tij në facebook. Kujtojmë se një ditë më parë Zoran Zaev në një audio regjistrim të ri të publikuar në youtube, gjatë një bisede telefonike mund të dëgjohej duke thënë se për të bërë një koalicion të madh ai është i gatshëm të mbledh bashkë anëtarët e revolucionit “LARAMAN”, PLEHRA dhe plotë të tjerë të PAAFTË, që më pas të njëjtëve siç shprehet Zaev në këtë audio regjistrim do t’ua qi… nënat menjëherë pasi të formojë dhe zyrtarisht koalicionin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments