Zëvendëskryeministri për qeverisje të mire Arben Fetai ka reaguar lidhur me raportin e
Transparency International për vitin 2024, ku Maqedonia e Veriut rradhiet për 12 vende
më poshtë në Indeksin për perceptimin e korrupsionit. Duke komentuar raportin Fetai në
profilin e tij në Fejsbuk thotë se ai dëshmon se qeverisja e LSDM dhe BDI ka qenë
korruptive dhe jotransparente.
Ai vlerëson se përkeqësimi i percepcionit të vendit për luftën kundër korrupsionit është
rezultat i skandaleve gjyqësore në vitin e fundit të qeverisë së mëparshme duke
përmendur ndryshimet skandaloze të Kodit penal, të cilat mundësuan amnestinë e mbi
200 lëndëve kriminale.
Imazhin e vendit në luftën kundër krimit e kanë dëmtuar edhe skandalet në Këshillin
gjyqësorë dhe Akadseminë për gjyqtarë dhe prokurorë, të zgjedhur gjatë qeverisjes së
LSDM dhe BDI, shton Fetai.
Sipas tij, qeveria e re drejtë I ka adresuar prioritetet e saj strategjike siç janë reforma në
drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimi i të cilave do të
sjellin rezultate konkrete. Në këtë drejtim, ai thekson edhe nismën për shkarkimin e
Kryeprokurorit Lupço Kocevski dhe interpelancën për anëtarët e Këshillit gjyqësorë në
Parlament.