Yjet e TikTok po i japin lamtumirën aplikacionit popullor pas presidenti Trump lajmëroi se do të ndalonte platformën kineze në Amerikë duke filluar që nga e diela.
TikTok është ndaluar për shkak të shqetësimeve gjithmonë në rritje rreth sigurisë së vendit nga përgjimi apo vjedhja e informacioneve personale.
Platforma ishte bërë tejet popullore ndërmjet të rinjëve, të cilët e përdorin atë për të ndarë video të shkurtra 15-60 sekonda.
Është vlerësuar se ai përdoret nga më shumë se 80 milionë amerikanë.
Teksa lajmet për ndalimin e TikTok u bënë zyrtarë, të shumtë ishin influencuesit që i dhanë lamtumirën e dhimbur mjetit të tyre të famës.