-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela / Ç’kuptim do të kishin organizimet politike kur rrezikojnë jetën...

Ziadin Sela / Ç’kuptim do të kishin organizimet politike kur rrezikojnë jetën e qytetarit?

Qytetarë të nderuar, të dashur vëllezër dhe motra, aktivistë dhe anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, anëtarë të shtabeve zgjedhore të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Organizimet politike kanë plot qëllime në vetvete e që zakonisht kanë të bëjnë me rritjen e standardit jetësor, demokracinë, zhvillimin ekonomik, barazinë sociale, arsimimin, kulturën, sigurinë e kështu me radhë!

E ç’kuptim do të kishte siguria dhe jeta pa shëndetin? E ç’kuptim do të kishin organizimiet politike kur rrezikojnë jetën e qytetarit? Ç’kuptim ka politikani, partia politike dhe politika, fushata elektorale dhe takimet kur mund të shndërrohet në mjet shtesë që rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve!?

Organizata Botërore e Shëndetsisë ka shpallur PANDEMI nga virusi COVID 19, shumë vende të botës kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Në vendin tonë shkollat dhe çerdhet janë mbyllur, ndalohen tubimet dhe takimet në masë të njerëzve, dy komuna janë të izoluara dhe në situatë të jashtëzakonshme..

Në marrëveshje me faktorët tjerë politik në vend si kryetar i Aleancës për Shqiptarët ju informoj se deri më 22 mars pezullojmë çdo aktivitet zgjedhor duke shpallur #moratorium të aktiviteteve dhe shtabeve zgjedhore deri në datën e lartëshënuar.

Respektoni rekomandimet që vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësise. Ndihmoni ata që kanë nevojë, mbroni veten, mbroni të tjerët, mbroni ata duke ruajtur distancë me ta. #Medorënëzemër dhe #Jodorështrënguar bashkë do ta tejkalojmë këtë situatë.

I juaji, Ziadin Sela

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments