6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeDimitrovi / Këto zgjedhje janë kyçe, por me shëndetin nuk luhet

Dimitrovi / Këto zgjedhje janë kyçe, por me shëndetin nuk luhet

Këto zgjedhje parlamentare mendoj se janë kyçe. Nuk e kemi luksin që përsëri të kthehemi prapa, duhet të ecim para. Mbrapa e pamë se si ishte, dhe çka kemi. Është fakt se ka sfera në të cilat mundemi dhe duhet të jemi më të mirë. Por, nuk ka opsion tjetër. Ka sinjale për rritje të madhe, marrje të përgjegjësisë, më shumë punë, transparencë më e madhe. Beteja jonë e ardhme është në shtëpi. Për njësinë e parë zgjedhore janë të rëndësishme perspektiva, rendi, normaliteti, drejtësia, porositi Nikolla Dimitrov, bartësi i listës së koalicionit “Mundemi” në intervistën e sontme onljan.

Sa i përket mundësisë që të shtyhen zgjedhjet për shkak të situatës me koronavirusin, Dimitrovi theksoi se është herët që të jepet përgjigje përfundimtare sepse informacionet dhe ndalesat në lidhje me virusin po ndryshohen çdo ditë.

“Shëndeti i qytetarëve është prioritet i parë për të gjithë, për ne është sigurt prioritet dhe të gjitha kalkulimet nuk janë të lejuara, pa dallim se a është në interes tonin, për shkak të rejtingut, për shkak të kontekstit që zgjedhjet të jenë sipas planit më 12 prill. Mendoj se është shumë e paparashikueshme, situata po ndryshon shumë. Kurrfarë momentesh tjera nuk do të kenë rol, përveç situatës. Madje edhe po të jetë në ndonjë dëm politik, megjithatë shëndeti është më i rëndësishëm. Do të shohim se si do të zhvillohet situata”, deklaroi Dimitrovi në pyetjen e një shikuesi të parashtruar në Fejsbuk.

Por, pa dallim të asaj se kur mbahen zgjedhjet Dimitrovi është i bindur për fitore të madhe të koalicionit “Mundemi” sepse veprimi i tij proevropian nuk ka konkurrencë.

“Unë personalisht mund të premtoj se miqësisht, dorë për dore do të shtyjë përpara dhe do të bëhemi. Bashkë me qytetarët tanë nga nacionalitetet tjera do të tregojmë se vendosëm të bëhemi dhe këtë do ta bëjmë. Nuk është kohë që të qëndrojmë anash. Në demokraci qytetarët në zgjedhje thonë se çfarë shteti duan të kenë”, shfaqi optimizëm Dimitrovi duke besuar në konceptin dhe programin e LSDM-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments