Sot me urdhër të bashkësisë fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpër të gjithë territorin e shtetit tonë është realizuar aksion humanitar për grumbullimin e mjeteve financiare për rajonet e prekura nga tërmeti shkatërimtar ditëve të fundit.
Turqia dhe Siria po kalojnë momente të vështira ndërsa qeveria e vendit tonë gjithashtu ka hapur llogari bankare për grumbullimin e mjeteve ndërsa nëpër të gjithë vendin organizata të ndryshme humanitare grumbullojnë jo betëm mjete financiare por edhe ushqime dhe gjësende të tjera që janë të mevojshme për dy vendet e prekura nga fatëkeqsia.
Ajo që ra në sy sot është Xhamia Gam -Gam në Tetovë ku imam është Hoxhë Nuhi Ganija i cili njihet për shpirtin e tij human, fisnikërinë dhe aktivitetet e përhershme në favor të qytetarëve të vendit. Gjat shtjellimin të aksionit Nuhi Ganija i pari në arkën e bamirësisë lëshoi pagën e tij prej 500€ duke vijuar aksionin i cili vetëm për disa orë nori përmasa të mëdha duke grumbulluar 14350€ mjete financiare për rajonet e prekura