7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeXhaferi takohet me Mazin, shqyrtohet ndarja e përvojave mes Shkupit dhe Tiranës...

Xhaferi takohet me Mazin, shqyrtohet ndarja e përvojave mes Shkupit dhe Tiranës në procesin eurointegrues

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka pritur në takim ambsadorin Zef Maz.

Siç njoftojnë nga kabineti i Xhaferit, në këtë takim është shqyrtuar mundësia e ndarjes së përvojave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Në takimin e sotëm me kryenegociatorin e Republikës së Shqipërisë për integrimin evropian, ambasadorin Zef Mazi biseduam për bashkëpunimin e suksesshëm bilateral ndërmjet dy shteteve, për metodologjinë e re të negociatave me Bashkimin Evropian si edhe për mundësitë për ndarjen e përvojave gjatë procesit aderues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Xhaferit./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments