10.6 C
Tetovo
E premte, 10 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaWagner alarmon Poloninë

Wagner alarmon Poloninë

Njësia famëkeqe e militantëve Vagner po shndërrohet në rrezik për sigurinë e kufijve të NATO-s. Qeveria polake urdhëroi shtimin e trupave policore në kufijtë me Bjellorusinë, pasi kryeministri Mateus Moraviecki dha alarmin se mercenarët e këtij grupi po stërviten në kufijtë me Poloninë. Varshava dyshon se Moska po i përdor ata për të destabilizuar kufijtë e NATO-s.

500 policë përfshirë edhe efektivë të anti-terrorit i janë shtuar 5 mijë trupave të policisë kufitare dhe 2 mijë ushtarëve që patrullojnë në vijën 418 kilometra të gjatë që ndan Poloninë dhe Bjellorusinë. Nën monitorim është edhe ngushtica kufitare e Suvalkit, një vijë e shkurtër kufitare me Lituaninë, ku janë edhe kulmet më të afërta kufitare mes Bjellorusisë dhe ekslavës ruse të Kaliningradit.

Mbi 8 mijë militantë të Vagnerit dyshohet se kanë gjetur strehë në Poloni pas rebelimit më pak se një ditor më 23 Qershor në Rusi kundër kastës ushtarake, ku ata marshuan drejt Moskës, por e lanë në mes pas ndërmjetësimit të presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments