Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka festuar titullin e kryeministrit me rezultatet e para që po e nxjerrin në epërsi atë, raporton EkonomiaOnline.
Ai në mesnatë ka mbajtur një fjalim para shumë simpatizantëve që janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të festuar.
Kurti pati një mesazh për deputetët e pozitës dhe opozitës së legjislaturës së shtatë.
“Tanimë në ulëset e mesit janë deputetët e Vetëvendosjes. Në ulëset e mesit do të jenë deputetët si rrush e anash do të jenë deputetet e kapjes së shtetit e ata do të jenë të zverdhur si limon”.
Ai tha se nuk do të qeverisin as me urrejtje e as me inat, por do të punonjnë ngushtë me opozitën për të mirën e popullit.
“Por nuk do të qeverisim as me urrejtje e as me inat as me arrogance inat ndaj opozitës. Përkundrazi me respekt dhe bashkëpunim, por qeveria është e udhëhequr nga VV-ja. Kjo nuk është qeveri për Vetëvendosjen por për popullin, për arsim cilësor,shëndetësinë moderne, integrimet evropiane e kështu me radhë”.
“Me këtë fitore që e keni realizuar ju, me qeverinë që është e juaja, për arsimin, rininë, gratë e vajzat, të moshuarit, burrat e djemtë, bujqit punëtorë, qytetarët e kësaj republike të lashtë do të fillojë të nxejë e të lindë një diell i ri që nuk do të shuhet kurrë”.