9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeTetovë / Banorët kundër ndërtimeve përpara spitalit

Tetovë / Banorët kundër ndërtimeve përpara spitalit

Punimet për ndërtimin e mureve të shtratit të lumit prapa Spitalit të Tetovës kanë nxitur reagime tek banorët të cilët jetojnë në këtë zonë. Ata shprehin dyshime se punimet nuk janë në përputhje me planin detal urbanistik dhe se të njejtat uzurpojnë hapësirën publike që iu përket qytetarëve. Banorët konsiderojnë se punimet të cilat po zhvillohen poashtu nuk janë të sigurta dhe paraqesin rrezik për vërshime në rast të reshjeve.

Mendoj se ky plan është i pasigurtë dhe më duket se është bërë kokë më vete, nuk i përmbush ato që duhet t’i përmbush, standardet e jetesës në këtë lagje. Nuk kemi pasur konsultime, nuk na ka pyetur askush dhe me sa e di unë kemi mbetur të habitur nga kjo që po ndodh. Kërkojmë që most ë prishet rruga sepse sipas kësaj që duhet të bëhet do fillojnë ta gryejnë rrugën dhe ta bëjnë ende ma të ngushtë”.

“Ne e dimë planin urbanistik i cili duhet të aprovohet këtu, mirëpo si i shohim punimet, kanë deviju komplet nga plani, dhe kanë bërë një qark mu te kjo urë dhe nuk e di se për cfarë interesash nuk jemi të informuar nga askush se cfarë po ndodh këtu. E kishim lut komunën e Tetovës që së paku të na informon nëse kanë bërë ndonjë ndryshim të planit urbanistik të vij dhe të bisedon me qytetarët këtu. Kjo kthesë që është bërë këtu, rrezikon komplet lagjen dhe Spitalin nga vërshimi I parë i mundshëm”.

“ Organet kompetente duhet ta bëjnë zgjidhjen të sigurtë dhe afatgjate sepse harxhohen mjete për atë”.

Megjithatë nga Komuna e Tetovës me qëndrim të paqartë mbi këtë çështje. Nga komuna thonë se për këto punime ekzistojnë dy plane detale urbanistike të cilat janë që nga viti 2004. Pa mos saktësuar se në bazë të cilit plan zhvillohen punimet aktualisht. Punimet për rrethojat e lumit janë inspektuar disa herë nga kryetarja e Komunës së Tetovës, e cila është shprehur se ky investim do të mundësojë edhe ndërtimin e trotuareve si dhe vazhdimin e rrugës për qasje në objektin e ri të emergjencës. Punimet parashohin ndërtim të murit në gjatësi prej 1000 metrash në të dyja anët e shtratit të lumit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments