Një segment i ri hekurudhor Beograd-Budapest u përurua sot nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Megjithatë, presidenti serb, Vuçiq, është parë në një moment të çuditshëm, duke pretenduar se po përshëndet turma njerëzish jashtë trenit, gjatë rrugëtimit të tij, përcjell Klankosova.tv.
Nga pamjet ai shihet duke i bërë me dorë ‘askujt’, ndërsa vërehet edhe kryeministri Orban, i cili mbetet i habitur me veprimet e presidentit serb.
Serbian President waving at nobody pretending there's a crowd gathered there to celebrate the new railway line is one of the best metaphors for politican-voter interactions I've seen in a long while pic.twitter.com/oYOvmkb1R9
— Yugopnik (@yugopnik) March 28, 2022
Ky nuk është rasti i vetëm që Aleksandar Vuçiq përshëndet në këtë mënyrë me pretendime të tilla.
Njëjtë ai pati vepruar edhe në rastin e kësaj interviste të vitit 2019, kur papritur ai ngrit dorën kinse për të përshëndetur dikë.