Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, ku është pjesëmarrës edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Këtu Vuçiq tha se ai foli për problemet që Serbia ka në rajon, ndërsa Thaçi foli më shumë për liberalizimin e vizave.
Ai gjithashtu komentoi arritjen e ujdisë për hapjen e linjës ajrore Kosovë-Serbi.
“Thaçi vuri në dukje se disa në Evropë nuk e mirëpresin marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës për të futur një kompani ajrore dhe e pyetën nëse ishte për shkak të mbështetjes së SHBA-ve”, tha Vuçiç.