7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBanorët e tri Konjareve ankohen në Click Oda, Bekteshi premtoi se do...

Banorët e tri Konjareve ankohen në Click Oda, Bekteshi premtoi se do t’i vizitojë

Banorët e tri Konjareve në emsionin Click Plus Oda u ankuan për gërryerjet që po bëhen në tokë dhe në Lumin Pçinja.

Ata po ankohen se në fshatin e tyre është dhënë koncesion për gërryerje të tokës pjellore. Ky koncesion ka afat deri në vitin 2041, e kjo po i frikëson banorët se do të gërryhet tërë toka dhe do të rrezikohen nga vërshimet e lumit, duke rrezikuar shtëpitë e tyre. Ata gjithashtu ankohen se këto punime kanë ulur edhe profitin e qytetarëve.

“Atëherë është punuar toka, ka mbet, dhe është vazhduar për vitin tjetër dhe ka pasur profit prej asaj. Tash gërryhet me eskavator, kryhet ajo punë. Diku 16 hektarë janë në atë koncesion për me u gërry, me nzjerr zallë prej aty. Deri sa të mbarojnë ato do të bëhen 35 hektarë. Koncesioni është në mes të arës, dhe mesi i tij mbrrin deri te shtrati i lumit”, tha një banor i Konjares.

Për punimet në tokë të njëjtit janë ankuar edhe në institucione shtetërore, në Ministrinë e Ekonomisë, në Inspektoratin Teknik dhe në Inspektoratin për Bujqësi. Nga Inspektorati Teknik kanë marrë përgjigje se gjithçka është në rregull me koncesionin. Por, kryetari i Bashkisë Lokale të Konjares e ftoi ministrin ekonomik, Kreshnik Bekteshi që me sytë e tij të shohë se çfarë katastrofe natyrore është duke shkaktuar koncesioni.

“Unë do ta lusja ministrin e Ekonomisë dhe të gjitha shërbimet e inspektorateve. Në vendngjarje të vijnë dhe të shohin. Nëse ministri i Ekonomisë pak ka guxim dhe organet e tij të thonë se kjo që po bëhet është ligjore, vetëm nëse ka pak guxim dhe të thotë se këtë që po e bën firma është në rregull?”, tha kryetari i Bashkësisë Lokale, Senad Zamiq.

E këtë ftesë e pranoi ministri Bekteshi. Ai i pyetur nga TV 21 tha se do t’i vizitojë banorët dhe propozoi ndryshim të Ligjit për minerale në bazë të së cilit është dhënë edhe koncesioni për gërryerje të tokës. Kur u pyet se ky ligj a do t’i ndërpresë punimet në tokë në Konjare, ai tha se po.

“Kisha rastin dje të ndjek emisionin e juaj. Pikërisht, qëllimi kryesor i Ligjit që rastet e tilla të zgjidhen më lehtë nga Qeveria, duke mos i përfshirë edhe oraganet tjera. Me siguri, Ministria e Ekonomisë, edhe për rastin konkret ka dërguar inspektoratet e duhura në terren dhe në bazë të raporteve të duhura që do t’i marrin, do të marrin vendim. Rastin e parë kur do të kem mundësi, do ta vizitojë Konjaren ashtu siç i kam vizituar. Ishte rasti me Llabunishtën dhe Çegranin”, u përgjigj ministri, Kreshnik Bekteshi.

Por pasi mbaroi emisioni Click Plus, derisa gazetari Fatmir Aliu qëndronte në Odë me banorët, në linjë telefonike është kyçur edhe kryetari i Komunës së Petrovecit, Borçe Mitevski.

FATMIR ALIU: A është kërkuar pëlqim nga ju për koncesionin në tok?

Borçe Mitevski: Jo, për koncesionin e fundit nuk është kërkuar fare pëlqim. Nëse dokush ka kërkuar diçka, Ekonomia është dashur të marrë mendim prej meje, dhe pavarësish të asaj, do të vendoste Këshilli se a do të pranonin apo jo.

Banorët e Konjares janë ankuar edhe për gërryerjen rreth Lumit Pçinja, por për të përgjegjëse është Ekonomia e Ujërave dhe firmës së njëjtë që ka kryer gërryerje edhe në tokë. “Progres Kompani” i ka kaluar afati dhe duhet të dorëzojë elaborat në Ekonominë e Ujërave. Por, për këto punime inspektorja Lidija Zafirovska kishte regjistruar një sërë parregullsish. Për këto probleme banorët edhe kanë protestuar kohë më parë, ndërkaq, siç shihet pushteti këto probleme po tenton t’i zgjidhë me ligj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments