10.3 C
Tetovo
E martë, 19 Mars, 2024
BallinaLajmeVuçiq i ankohet deputetit gjerman për Kurtin

Vuçiq i ankohet deputetit gjerman për Kurtin

Deputeti i Bundestagut gjerman Peter Beyer është pritur në një takim në Beograd nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq me të cilin ka biseduar për ngjarjet e fundit në Kosovë.

Siç njofton zyra për media e Vuçiqit në takim, kreu i shtetit serb ka deklaruar se situata në Kosovë, pa nevojë po përshkallëzohet, njofton Klankosova.tv.

Ai po ashtu theksoi se “kryeministri Albin Kurti me këmbëngulje i shmanget përmbushjes së obligimeve të marra nga Marrëveshja e Brukselit, e cila në radhë të parë ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Vuçiq poashtu deklaroi se “Serbia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së paqes dhe stabilitetit”.

Deputeti i Bundestagut gjerman qëndroi të premtën për vizitë në Kosovë ku pati takime me liderë e zyrtarë të tjerë në Prishtinë.

Ai në një intervistë për Klan Kosova tha se është i dëshpëruar me Bashkimin Evropian, me mënyrën qysh po sillet ndaj Serbisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments