11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeVuçiç: Këshilltari i lartë i DASH do të vizitojë Beogradin javën e...

Vuçiç: Këshilltari i lartë i DASH do të vizitojë Beogradin javën e ardhshme

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të vizitojë Beogradin më 11 ose 12 janar, njoftoi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“Besoj në krijimin e raporteve më të mira me Shtetet e Bashkuara. Të shohim se si do të shkojë. Nuk do të jetë një bisedë e lehtë, por besoj se ne mund të flasim”, tha Vuçiç gjatë një konference për media.

Chollet kishte anuluar një vizitë në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në Bruksel në dhjetor për shkak se doli pozitiv për koronavirus.

Gjatë një konference për media në Beograd, Vuçiç tha se pas zyrtarit amerikan, Serbinë do ta vizitojnë edhe negociatorët evropianë.

“Pas kësaj, unë pres arritjen e të gjithë këtyre ekspertëve nga Evropa”, shtoi ai.

Zyrtarët amerikanë dhe evropianë do të qëndrojnë në Beograd në përpjekje për të përshpejtuar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments