9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeVoton Afrim Gashi në Hasanbeg të Shkupit, ja porosia e tij

Voton Afrim Gashi në Hasanbeg të Shkupit, ja porosia e tij

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi e realizoi të drejtën e tij të votës në vendvotimin 2506, në lagjen Hasanbeg.

“Unë sot e shfrytëzova të drejtën time për votim, por tani më gjashtë vite si krijesë e talentuar njerëzore luftoj për një sistem të ri të vlerave i cili është shumë cilësor në shtetet perëndimore dhe mendojmë se vijimet civilizuese duhet të arrijnë edhe tek ne. Dua t’i inkurajoj të gjithë votuesit sot ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës që të dalin në votim”, deklaroi Gashi.

Theksoi se siç ka votuar ai sipas protokolleve, është i bindur se të gjithë votuesit do të mund pa rrezik të dalin dhe të votojnë.

“Rreziku për infektim nga Kovid gjatë votimit është reduktuar pothuajse në zero dhe prandaj mendoj se është shumë me rëndësi që qytetarët të dalin dhe të vendosin. Kjo ditë është e tyre dhe ata duhet të vendosin kush do ta udhëheq shtetin në katër vite e ardhshme”, shtoi Gashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments