20 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeVotojnë të burgosurit, të sëmurët dhe të pafuqishmit, KSHZ po përfundon përgatitjet...

Votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe të pafuqishmit, KSHZ po përfundon përgatitjet e fundit për zgjedhjet e dyfishta

Sot është ditë zgjedhjesh për të burgosurit, të sëmurët dhe të pafuqishmit. Për zgjedhjet presidenciale kanë mundësi të votojnë 2147 të burgosur apo të paraburgosur në 14 Institute të sanksionimit dhe ndëshkimit,  ndërsa për zgjedhjet parlamentare numri është 2140. Sa i përket të sëmurëve të regjistruar për të votuar, për zgjedhjet presidenciale janë 11.095 votues dhe për zgjedhjet parlamentare 11.197 votues. Sot voton edhe diaspora, ku janë regjistruar 2569 mërgimtarë për të votuar në përfaqësitë tona diplomatike-konsullore jashtë vendit, por vetëm për zgjedhjet presidenciale, ndërsa për zgjedhjet parlamentare nuk do të votojnë për shkak se numri i votuesve të regjistruar nuk ka qenë i mjaftueshëm. Megjithatë, rezultatet e ditës së sotme të zgjedhjeve do të publikohen nesër, kur do të përfundojë edhe votimi. Sipas zëdhënësit të KSHZ-së, Admir Shabani, sot votimi po zhvillohet pa probleme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments